bim.org.mk

Home Aktualitete Deri: Mediat e shtypura dhe elektronike

Deri: Mediat e shtypura dhe elektronike

KOMUNIKATË

Myftinia e BFI në Shkup, sot ( e premte 25 qershorë 2010) në xhaminë e “Isa Beut”  në Shkup kanë qenë të penguar të kryen shërbimet fetare – hutben dhe namazin e xhumasë nga Ramadan Ramadani, i cili nga Myftinia e Shkupit ditë më parë ka qenë i suspenduar nga puna për shkak të shkeljeve të herë pas hershme të Kushtetutës së BFI-së dhe rregullave dhe punës.
Për suspendimin e tij nga puna ka qenë i njoftuar me kohë nga Myftinia e Shkupit dhe në lokalet e Myftinisë një ditë më parë ( të enjten) ka pranuar të njëjtin dhe ka deklaruar se do të respektoj vendimin e Myftinisë së Shkupit.
 
Përkundër asaj që ka thënë një ditë më parë , sot ( e premte) ai i organizuar me njerëz të armatosur,  duke përdorur edhe forcën, kanë penguar që Myftiu i Shkupi të mbajë  hutben dhe të falë namazin e xhumasë .
 
Me qëllim për ti ikur një konflikti me përmasa më të mëdha dhe që bien ndesh më mësimin islam, Myftiniu i Shkupit, të punësuarit në Myftini dhe disa nga besimtarët në mënyrë demonstrative kanë lëshuar xhaminë e “Isa Beut”
 
Këtë gjest të Ramadan Ramadanit., Myftinia e BFI-së në Shkup e dënon ashpër ngase me veprimet e këtilla personi në fjalë mes myslimanëve shkakton fitne, përçarje dhe ndasi.
 
Si rezultat i kësaj, duke marrë parasysh faktin se namazin e xhumasë nuk mund të falë pa bekimin (dekretin ) e BFI-së, askush, falja e namazit të xhumasë në xhaminë e “Isa Beut” është e jashtëligjshme dhe kundër dispozitave islame.
Për çdo veprim të marrë nga Myftinia e Shkupit në lidhje me problemin që po lind në xhaminë e “Isa Beut” në Shkup, do të jeni të informuar me kohë.
Çdo deklaratë e dhënë në lidhje më këtë nga persona jashtë Myftinisë së Shkupit do të jenë vetëm spekulime që do të çojnë ujin drejt ndarjes së myslimanëve në vend, mësim që e praktikon R.R dhe personat që më dhunë hynë në xhaminë e “Isa Beut”.
 
Myftinia e BFI-së - SHKUP