bim.org.mk

Home Aktualitete P Ë R G Ë Z I M

P Ë R G Ë Z I M

 

“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.” (Suretu el-Isra: 1)
Bashkësia Fetare Islame e R.M i informon të gjithë besimtarët e fesë Islame se sipas Kalendarit Islam, Nata e madhe “Israja dhe Miraxhi“është në mes datës 08 dhe 09 korrik, pra natën e premte. Israja dhe Miraxhi është natë e bekuar, një ngjarje e veçantë dhe një vepër e jashtëzakont (mrekulli) e Muhamedit s.a.v.s.
‘ Isra’ llogaritet udhëtimi nate i të dërguarit të Allahut prej Mekkes deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem, ndërsa ‘Miraxh’, ngjitje në lartësitë më të mëdha qiellore, udhëtim të cilin Muhamedi a.s e ka përjetuar edhe me shpirt edhe me trup. Kjo është natë përplot simbolik dhe urtësi të cilën duhet kaluar në ibadet dhe adhurim duke përkujtuar All-llahun f.p. 
Për të gjithë Ne, le të jetë ngjarje që reflekton pozitivisht tek dhe në shoqëri.  
Lusim All-llahun e plotëfuqishëm që ibadetet dhe lutjet e bëra gjatë kësaj nate t’i pranon. Me rastin e kësaj nate të bekuar, BFI i përgëzon të gjithë besimtarët e vendit tonë, në diasporë dhe gjithë shoqërinë islame me dëshirë që këtë natë ta kalojnë në mirëqenie, me plotë përkushtim ndaj All-llahut xh.sh. prej të cilit kërkojmë që t’na bekojë. 
 
Na qoftë për hajr Israja dhe Miraxhi!
 
Reis ul-Ulema i BFI
H. Sulejman ef. Rexhepi