bim.org.mk

Home Aktualitete ISRAJA DHE MIRAXHI, LIDHIN BOTËN ISLAME

ISRAJA DHE MIRAXHI, LIDHIN BOTËN ISLAME

 

Shkupi përjetoi shkatërrimin e shumë xhamive. Më 08.07.2010 Rijaseti i BFI-së ne bashkpunim me Muftininë e BFI-Shkup organizoi manifestim madhështor kushtuar natës së madhe “ Israja dhe Miraxhi”, një nate të bekuar, një ngjarje të veçantë dhe një vepër e jashtëzakont (mrekulli) e Muhamedit s.a.v.s.
‘ Isra’ llogaritet udhëtimi nate i të dërguarit të Allahut prej Mekkes deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem, ndërsa ‘Miraxh’, ngjitje në lartësitë më të mëdha qiellore, udhëtim të cilin Muhamedi a.s e ka përjetuar edhe me shpirt edhe me trup. Manifestimi u realizua në xhaminë e Murat Pashës në Çarshi të vjetër të Shkupit, ku pjesëmarrës ishte Sekretari i përgjithshëm i BFI, h. Afrim ef. Tahiri, myftiu Myftinisë së BFI- Shkup, h. Ibrahim ef. Shabani, dr.Mehmet Yallar- prodekan në fakultetin teologjik të Bursës, teologë, imamë, qytetarë akademikë dhe xhemat.
Kësaj radhe manifestimi i BFI është transmetuar drejpërdrejt nga OLAY TV me qendër në Bursa me çka në këtë formë edhe pala tjetër e botës islame, ndiqnin mënyrën se si po manifestojnë muslimanët e Maqedonisë. Në emër të Reis-ul-ulemasë të BFI, h. Sulejman ef. Rexhepi, sekretari i përgjithshëm i BFI-së, h. Afrim ef. Tahirit,  ishte dretëpërdrejt në rrjetin satelitor të kanalit televizim turk OLAY TV lidhur me atë se çfarë paraqet për muslimanët ‘ Israja dhe Miraxh’dhe si duhet perceptuar gjegjëisht is manifestojnë myslimanët këtë natë të madhe në Maqedoni dhe cili ishte mesazhi i BFI? Ai gjithashtu bëri edhe një prezentim të shkurtër të islamit dhe institucionit BFI në Maqedoni. Sekretari i Përgjithshëm mes tjerash tha:
   
Bismilahir-rahmanir-rahim!
 
Më lejoni që në fillim t’ju përshëndes në emrin tim dhe të BFI të Republikës së Maqedonisë dhe kryetarit të saj, Reis-ul-ulemasë,  h. Sulejman ef. Rexhepi,  me përshëndetjen islame Esselamu alejkum ve rahmetullah! Shfrytëzoj nga rasti të uroj këtë natë të bekuar muslimanëve në vend dhe gjithandej ku shikohet OLAY TV duke porositur që  këtë natë ta kalojnë me ibadete dhe lutje të pranueshme inshaalla nga Allahu Fuqiplot.
Padyshim se nata e Israsë dhe Miraxhit është e një rëndësie të veçantë ngase lidhet me një nga mrrekullitë e Pejgamberit a.s. një ngjarje me peshë që lidhet me besimin si dhe me historinë e islamit. Andaj sonte nëpër xhamitë tona, hoxhallarët kanë për obligim që besimtarëve t’u flasin lidhur me ngjarjen dhe të bëhet interpretimi i ajeteve kur’anore dhe haditheve që flasin për temën duke dhënë mesazhin që Krijuesi i kumtoi Pejgamberit Muhamed a.s. Do të kisha theksuar se është e njohur që zbritja e Kur’anit ka qenë në disa mënyra, e ajo çfar dallon nga të tjerat zbritje gjatë kohës kur Muhamedi a.s. ishte në Miraxh, është se zbritja në fjalë ndodh pas një ngritje, pas një ngjitjeje që i bëhet Muhamedit a.s. një zbritje e drejtperdrejt e revelatës-shpalljes hyjnore. Kështu  neve si musliman duhet të kuptojmë se ajo me çfar u obligua ai dhe ummeti i tij gjatë asaj nate, është e një rëndësi të pakrahasueshme. Ai që e respekton, padyshim se do ta ndjen afërsinë e Zotit, Krijuesit të tij. Allahu me madhështinë e tij, krijesave të veta ua mundëson këtë.
 
Më pastaj, në inters të shkikuesve të vendeve të tjera ai dha një pasqyrë për isamin dhe muslimanët në vend dhe mes tjerash tha: Muslimanët dhe BFI kanë kaluar nëpër sisteme dhe periudha të ndryshme duke qenë gjithnjë të angazhuar në ruajtjen dhe kultivimin e jetës fetare. E vërteta thotë se në periudha të ndryshme shumçka nga trashëgimia jonë është rrënuar, pasi gjendemi këtu në Shkup, sa për ilustrim u themi se vetem qyteti i Shkupit – aq sa ka qenë para një shekulli, ka pasur mbi 125 xhami, e prej tyre ka ngelur një numër simbolik. Më sakt, me zgjerimin e qytetit, me ndërtimin e xhamive të reja në laxhe të ndryshme, kemi arritur që të kemi 27 xhami. Kur jemi këtu, më lejoni t’u njoftojmë se pas rënies së sistemit komunist, BFI e RM dhe muslimanët që jetojnë këtu ose gjithandej ku veprojnë, kemi arritur që të restaurojmë, merimetojmë ose ndërtojmë xhami të reja numri i të cilave arrinë në mbi 300 dhe inshalla do të ndërtojmë gjthandej ku do të paraqitet nevoja. Besojmë se me rritjen e numrit të nxënësve në shkollat tona do t’ia arrijmë ta mbrojmë dhe zhvillojmë jetën fetare në vend dhe se gjeneratat që jemi duke i përgatitur do të jenë garanci e islamit.