
Më 09.07.2010, Këshilltarë politik të euroambasadorit të BE-së në Shkup, kanë vizituar selinë e BFI-së, ku kanë zhvilluar një takim me Sekretarin gjeneral Afrim Tahiri.
Gjatë takimit, Tahiri i ka informuar këshilltarët për mënyrën e funksionimit të institucionit islam ndërsa u ka treguar edhe për aktivitetet dhe sfidat që po përjeton BFI-ja në vend. Zyra e BE-së ka paraqitur interes të veçantë që burimisht të njoftohet për incidentin në xhaminë e “Isa Beut” dhe problemet me të cilat po ballafaqohet institucioni në lidhje me kontrollin e përgjithshëm të xhamive.

Njëherit ato kanë përshëndetur mënyrën se si BFI-ja menaxhon situatën dhe i kanë dhënë përkrahje të pa kusht në tejkalimin e sfidave për të zgjidhur problemin që po paraqitet.
| < Prev | Next > |
|---|