bim.org.mk

Home Aktualitete Kampioni Evropian mysafir në BFI

Kampioni Evropian mysafir në BFI

 

Nuri Seferi vizitoi Reis ul Ulemanë.
Të mërkurën më datë 28 Korrik 2010, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame H. Sulejman ef. Rexhepi, në zyrën e tij, e priti Kampionin Evropian të kategorisë së rëndë në versionin WBO të Boksit profesionist Nuri Seferi.
Në një atmosferë të këndshme dhe në praninë e të gjitha mediumeve të shkruara dhe elektronike të vendit, Kreu i BFI-së, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi i dhuroi një mirënjohje për arritjet e tij në sferën e sportit, si dhe një komplet me libra akademik dhe shkencor nfa Fakulteti i Shkencave Islame.
Nga ana tjetër, Kampioni Evropian Nuri Seferi, i dhuroi reis ul Ulemasë një pale dorashka boksi, me të cilat boksieri shqiptar me prejardhje nga qyteti i Gostivarit fitoi luftën me të cilën u shpall edhe kampion i versionit WBO.
Reis ul Ulemaja e falënderoi për këtë dhuratë dhe i premtoi Kampionit se këto dorashka do të mbeten gjithmonë në zyrën e Rijasetit, me çrast e inkurajoi boksierin 33 vjeçar Nuri Seferi që edhe në të ardhmen të vazhdojë të na bëjë krenarë duke synuar majat e boksit botëror.
 
Në dalje nga ndërtesa e Riasetit të BFI-së, Kampioni Seferi dha një deklaratë për mediumet ku në mes të tjerash the: “Jam shumë i lumtur që sot kisha mundësi ta vizitoj dhe ta takoj personalisht Reis ul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi. Më krijoi një emocion të veçantë biseda me të, sepse ky është Kryetari i parë që më bën një ftesë të tillë dhe i cili çmon punën tonë në afirmimin e vendit tonë. Për Këtë arsye, dua të them se unë me plot dëshirë e pranova Këtë ftesë dhe jam krenar që në fillim të muajit të bekuar të Ramazanit kisha mundësi ta zhvilloj këtë takim. Përndryshe gjatë karrierës së tij 10-vjeçare në boksin profesionist Nuri Seferi ka arritur suksese të jashtëzakonshme duke u përballur disa here me boksier me nam botërore si, Taras Bidenko, Nicolai Popov, Denis Bekhatov, Marco Huck (kampion botërorë aktual në versionin WBO), ish-kampionin botërorë Herbie Hide etj. Pra Nuriu në disa raste është përballur me sakrifica dhe padrejtësi por njëherit ka treguar se ka guxim të boksoi në Rusi, Turqi, Gjermani e vende tjera ku ka qenë e vështirë të fitohet, por ai ka insistuar dhe luftuar deri në fund dhe nuk është dorëzuar dhe nuk është gjetur asnjë here në dysheme. kjo e bën këtë boksier edhe më të madh.
Ka zhvilluar vetem një luftë këtë vit në Gostivar ku kënaqi publikun vendas duke mposhtur hungarezin, Tamas Polster me knock-out në raund të dytë.  Edhe pse i rritur në Burgedorf të Zvicrës, Nuriu mburrej gjithmonë me prejardhjen e tij, me kombin dhe për flamurin kuq e zi dykrenare.