bim.org.mk

Home Vizita në BFI

Vizita

Takim lamtumirës i Ambasadorit Okçal

Turqia ishte dhe mbetet një mik i madh

Më 16.06.2010 në Bashkësinë Fetare Islame, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi priti Ambasadorin e R. Turqisë në R.M, Asllan Hakan Okçal, njëherit ky ishte edhe takim lamtumirës i ambasadorit.

Read more...
 

Ambasadorja Greke vizitoi BFI-në

Të martën më datë 25.05.2010 në ambientet e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të RM, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi priti Ambasadoren e Republikës së Greqisë në Maqedoni znj. Aleksandra Papadopoulou. Në fillim Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi falënderoi ambasadoren greke për vizitën që ia bëri BFI-së dhe më pas gjerësisht e njoftoi  për aktivitetet e realizuara të BFI gjatë kësaj periudhe si dhe për zhvillimet që po ndodhin kohëve të fundit në vendin tonë.

Read more...
 

Takim: Reis ul Ulema i BFI me Ulrike Maria Knoc

Në frymë të dialogut dhe mirëkuptimit. Më 20.05.2010 në Bashkësinë Fetare Islame, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi takim me ambasadoren e R.Gjermanisë në Maqedoni znj. Ulrike Maria Knoc. Në bisedën e tyre Resi ul Ulema i BFI-së falënderoi ambasadoren gjermane për vizitën që ia bëri institucionit fetar islam, BFI. Ai njoftoi ambasadoren për veprimatrinë instuitucionale të BFI gjatë gjithë kohës për atë që ndodhi dhe po ndodh kohëve të fundit në vendin tonë.

Read more...
 

Takim: Reisi dhe Bamir Topi

Islami tek shqiptarët e Maqedonisë është pjesë e identitetit kombëtar. Sot paradite më 15.04.2010, Reis ul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Afrim ef. Tahiri, Myftiu i Myftinisë së BFI- Tetovë, operativa e myftinisë, Imami i xhamisë së Larme dhe kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti e pritën eminencën e tij, Presidentin e shtetit Shqiptar, z. Bamir Topi në xhaminë e Pashës e njohur si xhamia e Larme në Tetovë.

Read more...